VIDEO - Krasniqi: Një popull na kanë shti në sandviç, në njërën anë qeveria e në tjetrën sindikata

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i kësaj partie Memli Krasniqi duke folur për grevën, tha se puna e kryeministrit është të mendoj për mësimdhënësit, për infermierët, mjekët, bujqit, për sportistët, artisët, shërbyesit civilë dhe për krejt punëtorët.

Krasniqi shtoi se njerëzit po mendojnë për telashe të veta. Ndërsa tha se humbësi këtu janë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Një popull na kanë shti në sandviç, në njërën anë qeveria e në tjetrën sindikata. Kush është humbësi këtu? Këtu humbësi janë fëmijët prindërit e mësimdhënësit” – tha Krasniqi.

Ai kishte një porosi për kryeministrin Kurti duke i thënë se Kurti mendon që të gjithë po mendojnë për të.

“Qysh është e mundur me të dashtë ty populli me 14 shkurt, e me ta dhënë votën për mbi 50 për qind, e pa u bo 1 vjet, se po e harroni 14 tetorin ju  se më 14 tetor i keni marr 170 mijë vota, jo 420 mijë vota. Qysh u bonën ata me ta pas inati, pse me pas kësi paranoje, pse me pas paranojë që gjithçka lidhet me ty dhe për ty dhe rreth teje. Problemi është që nuk janë krejt duke u marrë me Albin Kurtin, por Albin Kurti duhet me u marrë me krejt sepse e ka përgjegjësi” – shtoi Krasniqi.

Krasniqi kërkoi që kryeministri të mos sillet me arrogancë por të bëjë hapa për të ofruar diçka.

“O burrë livrit (lëviz) bre pak, se s’po i them o vëlla se po nervozohet. Po lëviz o njeri se vëlla s’po ki qejf me të thënë. Bëni dy hapa, ofro diçka, jo veç qysh thu ti, se kjo është arrogancë, është diktat, ia qysh them unë ia hiq. Nuk është normale kështu” – u shpreh Krasniqi.