Pamje nga brenda lokaleve të masazheve në Prizren

Në rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte u transmetuan pamjet gjatë kontrollit së bizneseve të masazheve në Prizren.

Gjatë këtij aksioni,  policia ka gjetur se një biznes atje është duke ushtruar veprimtarinë në kohën kur ishte e ndaluar nga Qeveria e Kosovës për shkak të COVID-19.

Policia gjatë aksionit të dy lokacioneve kanë kanë mbyllur bizneset për shkak se nuk janë të lejuar të punojnë pas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë biznese të ndaluara në këtë fazë të hapjes.

Këto aksione në bizneset e masazheve u bënë pas dyshimit se nuk po respektohen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë pas pandemisë COVID-19.

.