Prishtinë: Pamje që dëshmojnë shkeljen e punonjësve 9 puntor pa kontrata

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamjet e disa kontrolleve të Administratës Tatimore të Kosovës për shmangie të tatimit dhe për punëtorë të pa deklaruar.

Në mesin e këtyre kontrolleve ishte edhe një qendër tregtare, në të cilën raportohej se ka punëtorë të padeklaruar.

Për të verifikuar këto informacione u grumbulluan një numër i madh i inspektorëve.

Aksioni u ndërmor me qëllim të verifikimit të informacioneve për punëtorë pa kontrata.

Të dhënat nga takimet e para me bizneset në qendrën tregtare tregojnë se informacioni doli të jetë i saktë dhe biznesi i parë i kontrolluar rezultoi me punëtorë të padeklaruar.

“Ne ju treguam që jemi prej ATK-së dhe arsyeja pse kemi ardhë të bëjmë vizitë në të gjithë Qendrën Tregtare është se kemi një ankese nga një qytetar cili deklaron se punëtorët në këtë qendër janë të padeklaruar”, tha një inspektor.

Bilanci i kontrollit të qendrës tregtare informacioni i qytetarit përsëri doli të jetë i saktë dhe në katër nga bizneset e kontrolluara u hasën nëntë punëtorë të padeklaruar. Për këto parregullsi, bizneset pritet të gjobiten.

Javë më parë “Drejtësia në Kosovë” shfaqi pamjet e kontrollit të ATK-së, nëpër diskotekat dhe sallat e dasmave nëpër Kosovë.

Pamjet nga aksioni i ATK-së, në diskotekat dhe sallat e dasmave i gjeni në këtë link.