VIDEO: Biznesi në mes të Prishtinës me 9 punëtorë pa kontrata

Sonte në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e kontrolleve tatimore në  biznese të ndryshme për verifikimin e kontratave të punëtorëve.

Administrata Tatimore e Kosovës është duke kryer kontrolle të njëpasnjëshme nëpër bizneset e Kosovës me qëllim të dedikimit të punëtoreve të padeklaruar.

Kontrollet e ATK-së vijnë në kohën kur pritet që Qeveria t’i përkrahë punëtoret e deklaruar të sektorit privat me nga 170 euro përmes pakos emergjente fiskale.

Javët e fundit në bazë të raportimeve të qytetarëve në KALLXO.com, ATK zhvilloi dhjetëra kontrolle të tilla tatimore.

Pamjet e këtyre kontrolleve të cilat rezultuan me konstatimin e punëtoreve të padeklaruar dhe konstatimin e parregullsive tatimore u shfaqën në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Raportimi i parë në KALLXO.com ishte se një kompani e sigurimeve fizike nuk i kishte të gjithë punëtorët e regjistruar pasi ata punonin pa kontrata ndërsa kompania nuk ua paguante kontributet pensionale.

Raportimi u bart te zyrtarët e ATK-së dhe nga ky informacion u ndërmor një kontroll në zyrat e kompanisë.

Pas kontrollit te ky biznes Administrata Tatimore e Kosovës konstatoi nëntë (9) punëtorë pa kontrata pune.

 

Kontrollet për punëtorë të pa deklaruar vazhduan edhe në kompani të taksive, barnatore, markete si dhe biznese të furrave.

Mospajisja e punëtorëve me kontrata pune dhe mosdeklarimi i tyre janë shkelje e ligjit dhe janë të dënueshme sipas dispozitave të ligjit mbi Administratën Tatimore të Kosovës.

KALLXO.com inkurajon të gjithë ata të cilët nuk kanë kontrata pune të raportojnë në platformën tonë dhe në ATK.