VIDEO - Kontejnerët e bërllokut të stërmbushur, ndërsa anash tyre duket sikur të ishte deponi

Mbeturina të shumta, brenda dhe jashtë kontejnerëve në komunën e Fushë Kosovës.

Një qytetar ka dërguar xhirime në KALLXO.com, në të cilat shihet grumbull i mbeturinave të shpërndara nëpër rrugë në Fushë Kosovë.

Edhe më herët KALLXO.com ka raportuar pamje të kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina.

Hedhja e mbeturinave në Kosovë në vende joadekuate është e dënueshme.