VIDEO - Komunat që shpërfillën ligjin për punësimet me kontrata për shërbime

Disa prej komunave nuk e kanë përfillur Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin e Prokurimit, duke angazhuar persona me kontratë për shërbime pa asnjë procedurë.

Vetëm gjatë vitit 2020, Auditori ka gjetur se janë punësuar rreth 2,300 persona me kontratë për shërbime, një pjesë e tyre në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe rregullën e KRPP-së.

Komuna e Vitisë është një nga komunat që ka angazhuar numrin më të madh të personave me kontratë për shërbime.

Vetëm në vitin 2020, Kjo komunë i ka angazhuar 83 persona, prej të cilëve 49 persona në kundërshtim me Ligjin.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, thotë se kanë qenë të shtyrë t’i angazhojnë me kontrata të përkohshme pasi punësimet e rregullta janë bllokuar nga Qeveria.

“Na kanë krijuar kohezione ligjet, sidomos ligji që është pezulluar dhe që është dërguar në Gjykatë për shërbimin civil, na ka penguar tek konkurset sidomos, na ka krijuar deficite, po ne aty kemi përdor ligjin për shërbime të vecanta dhe kemi mbuluar deficitet që i kemi pas në aspektin formal juridik për shkak se shumë vende na kanë mbetur vakante, sidomos te mbrojtja e kontrollit, tek inspektorati dhe aspekti i shërbimeve publike që kemi pasur nevojë”, thotë ai.

Auditori ka thënë se në 49 raste të angazhimeve, kontratat ishin nënshkruar pa udhëhequr ndonjë procedurë të prokurimit siç kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Kryetari i Vitisë thotë se do ta zbatojë rekomandimin e Auditorit gjatë këtij viti.

“Në fakt për to janë udhëhequr procedura, procedura të brendshme, sipas rregullores për shërbime të veçanta dhe Ligjin mbi shërbimin civil. .. Në mungesë të Ligjit që ka shkuar në gjykatë i ka bllokuar komunat kur punëtorët kanë shkuar në pension apo s’e kanë ushtruar detyrën, ne kemi udhëhequr procedurë, e kemi bërë përgjigjen, është një rekomandim që do ta zbatojmë”, shton ai.

“Unë mendoj se tek sfera e emergjencës, fizik, teknik, ambientit, hapësirave gjelbruese dhe sferave të mbrojtjes së kontrollit ne kemi pasur patjetër nevojë që me përdor ligjin në fuqi që faktikisht e kemi zbatuar në përpikshmëri.Ata janë persona të punëssuar në shërbime publike, të ambientit dhe përkujdesje shtëpiake shëndetësore. Ato kontrata sipas marrëveshje të vecanta që e kanë një afat të kufizuar”, thotë Haliti.

Edhe komuna e Malishevës kishte angazhuar 10 persona me kontratë mbi vepër, pa procedura të prokurimit. Udhëheqësi i zyrës së personelit në këtë komunë, Gani Bahtaraj thotë se këta punëtor janë angazhuar si zjarrëfikësa.

“Shumica e këtyre të punësuarve kanë qenë zjarrëfikës që cdo vit e kemi sipas planifikimit si nevojë të zjarrëfikësve. Ka qenë një numër diku 10-8, 5 apo 10 spe di saktë, ata kanë pasur cdo vit kontrata 6 mujorshe edhe është ndërpretë në shtator e tutje nuk e lejon më as ligji”, thotë Bahtaraj.

“Për këtë vit 2022 do të bëjmë planifikim në ato sektorët që është e nevojshme, besoj edhe tek zjarrëfikësit do të bëjmë planifikim dhe do të fillojmë procedurat përmes prokurimit”, shton ai.

Muhamet Balaj, nga Zyra Kombëtare e Auditimit thotë se komunat duhet t’i bëjnë planifikimet buxhetore për punësimet e rregullta, në mënyrë që mos të vijnë në situatë për të bërë punësime në kundërshtim me ligjin.

“Po, është e saktë që komunat në momentin që kanë pasur nevojë për atë shërbim dhe s’kanë pasur mundësi për të angazhuar punonjës të rregullt në pozitën e zjarrëfikësve, por megjithatë janë në kundërshtim me ligjin që i rregullon këto shërbime”, thotë Balaj.

“Komunat kanë vepruar në disa raste për t’i mbuluar këto shërbime përmes këtyre kontratave që nuk do të duhej kështu, por do të duhej të planifikohej që në fillim numri i punonjësve që do të rekrutohen si pozita të rregullta të punës, prandaj, inkurajojmë edhe nivelin lokal edhe qendror që në bashkëpunim, gjatë procesit të hartimit të buxhetit, t’i kenë parasyshë nevojat për vitin në vijim të zjarrëfikësve në këtë rast, por edhe të tjerave që janë mbuluar me këto kontrata”, shton më tej Balaj.

Edhe komuna e Ferizajt i ka angazhuar 33 persona me kontrata për shërbime. Auditorit kishte konstatuar se këto punësime ishin në kundërshtim me ligjin për zyrtarët publikë.

Kjo komunë, gjatë vitit 2020 e kishte anuluar një tender për angazhim të ekspertëve.

Qëndrim Arifi nga organizata INPO ka treguar për KALLXO.com se me publikim e kësaj procedurë kanë ngritur ‘alarmin’ për shkeljet e mundshme të ligjit.

Realisht me këtë tender është tentuar që të punësohen diku 53 persona për pozita të ndryshem duke filluar, arkëtar, zyrtar përp pranimin e lëndëve dhe kemi parë cuditësrisht se fusha e prokurimit publik është duke u shfrytezuar si ligj për rekrutimin e personave në vend të punës që është në kundërshtim me gjitha rregullat”, thotë ai.

Sipas tij, pozitat e shpallura në tender kanë mundur të shpallen si pozita përmes ligjit për zyrtar publike dhe jo si konsulentë.

“Këta persona mund të rekrutoheshin lirisht edhe me ligjin për zyrtar publik që është ligj bazë për rekurtimin e personave në punë, pra është keqkpëord duke shfrytëzuar shërbime të vecanta të cilat i rregullon ligji i prokurimit publik që këto të përdoren për punësimin  e 53 personave, ani pse n ë këtë tender nuk kishte kurfarë specifike, nuk kishte kurfarë kërkesë ose sqarime se cka do të punoni ata, ku do të sistemoheshin, cila do të ishin kualifikimet e tyre, thjehstë 53 pozita detyrat që do ti kryejnë mirë, por asnjë kërkesë tenike për këtë staf”, thotë Arifi.

Pas reagimit të shoqërisë civile dhe shkrimeve në media, Komuna e Ferizajt e kishte auluar kontratën e nënshkruar.

Asmir Azemi, tregon se si e kishte anuluar kontratën menjëherë pasi e kishte marrë pozitën e shefit të prokurimit në Komunën e Ferizajt.

“Unë kam pranuar një shkresë nga menaxherja e kontratës e cila ka hasur në problematikë se si do ta menaxhojë një kontratë të tillë derisa ka pasur jo informata, nuk ka qenë në dijeni lidhur me specifikimet teknike. Si rezultat i kësaj në bazë të ligjit të prokurimit publik kam ftuar opertaroin ekonmik dhe vetë operatori është bind që qenka problematike implementimi i kësaj kontrate dhe me marrëveshje mes dyja palëve e kemi bërë anulimin e kësaj kontrate, duke mos i shkaktuar dëme komunës”, tregon ai.

Disa komuna tashmë kanë filluar që të angazhojnë ekspertë të ndryshme përmes procedurave të prokurimit, siç kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publikë.