VIDEO - Komuna ua rrënon shtëpinë në kohë pandemie

Inspektorati i komunës së Prishtinës ka rrënuar një shtëpi në rrugën ‘ Driton Azemi’ në lagjen Bregu i Diellit.
Familja tre antarëshe tani kanë mbetur në rrugë.

Pronari i shtëpisë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka mbetur nën kujdesin e gruas me të cilën ka një fëmijë në moshë të mitur.

Bashkëshortja e pronarit deklaroi se shtëpinë e ka ndërtuar një donator nga Mitrovica.

Shtëpia kishte filluar të ndërtohej gjatë muajit të Ramazanit këtë vit.

Komuna njëherë i ka ndërprerë këto punime, kurse sot e rrënoi shtëpinë.

Komuna njëherë i ka ndërprerë këto punime kurse sot e rrënoi shtëpinë.

Sipas komunës, familjes i është ofruar strehim por pronari ka refuzuar.

Këtë deklaratë po e mohon familja duke thënë se nuk i është ofruar strehim.