VIDEO - Kompania e Blerim Devollit ka paditur në arbitrazh Republikën e Kosovës

“Dardafon.net L.L.C” ka paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ka paditur për rastin e mos-vazhdimit të kontratës në mes të Telekomit dhe kompanisë së tyre.

Kompania ““Dardafon.net L.L.C” është 90% në pronësi të Blerim Devollit.

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, tha se për këtë çështje janë zhvilluar dy procese.

“Kompania ka paditur edhe Telekomin, edhe Republikën e Kosovës pra kanë qenë dy raste, njëra ka qenë Telekomi me kompaninë, dhe tjetra është Republika e Kosovës me kompaninë që pritet të vazhdoj procesi”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tha se ndërmarrjet publike, duke përfshirë edhe Telekomin janë degraduar vazhdimisht nga kontratat e dëmshme.

“Ndërmarrjet tona publike, janë degraduar në masë të madhe nga kontrata të dëmshme, të cilat i kanë kushtuar me miliona buxhetit të shtetit, përveç kësaj kemi pësuar edhe në rastet e arbitrazhit siç është arbitrazhi i parë, sepse në arbitrazhin e dytë, Telekomi nuk e ka vazhduar kontratën zhvatëse”, tha ajo.

Tutje tha se personat që kanë nënshkruar këto kontratat duhet të hidhen para përgjegjësisë.

“Këtu është dashur të bëhet punë shumë e madhe nga institucionet e drejtësisë, sepse edhe përkundër që në vazhdimësi janë nënshkruar kontratat të tilla, që i kanë shkaktuar dëme ndërmarrjeve publike, sot ende nuk i kemi para përgjegjësisë ata që e kanë futur ndërmarrjen para kontratave të tilla që kanë krijuar pasoja të mëdha”, tha ajo.

“Telekomi i Kosovës” do të obligohet që t’ia paguajë mbi 11 milionë euro kompanisë “Z-Mobile” pasi ka humbur edhe një rast kundër kompanisë “Dardafon.net L.L.C” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Vendimi i Arbitrazhit është për rastin e mos-vazhdimit të kontratës në mes të Telekomit dhe kompanisë “Dardafon.net L.L.C”, në të cilën Blerim Devollit ka 90 për qind të aksioneve kurse kompania “K-com Group L.L.C” ka vetëm 10 për qind të aksioneve.

Arbitrazhi e ka obliguar Telekomin e Kosovës të paguajë 10 milionë e 270 mijë euro kompanisë “Dardafon.net L.L.C”. Përveç kësaj për këtë shumë Telekomi do të paguajë edhe 8 për qind interes që do të llogaritet nga tetori i vitit 2019.

Telekomi humb Arbitrazhin kundër kompanisë së Blerim Devollit