VIDEO: Kolonë e gjatë në kufirin Kosovë – Serbi

Kolona në pikën kufitare Dheu i Bardhë kanë arritur mbi dy kilometra. Në një video, të dërguar në KALLXO.com, shihen kolonat e gjata dhe pritjet e udhëtarëve, kryesisht jashtë veturave.

Në anën tjetër, Qendra Kombëtare për menaxhimin e Kufirit, ka publikuar edhe statistikat e reja të pritjeve e kolonave në pika kufitare.

Sipas statistikave në pikë kufitare në Merdare pritjet në dalje janë deri në gjashtë orë, ndërsa kolonat arrijnë deri në 1 kilometër e 300 metra.

Në pikën ‘Dheu i Bardhë’ pritje ka deri në 1 orë e gjysmë dhe kolona janë llogaritur deri në 400 metra.

Në Mutivode pritjet janë deri në 2 orë ndërsa kolonat janë deri në 200 metra.

Edhe në Jarinjë ka pritje deri në 1 orë e gjysmë ndërsa kolonat janë deri 400 metra.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjendja e rrugëve qe të dërgohnë në pika kufitare është në rregull.