VIDEO - Kolonë e gjatë e veturave të mërgimtarëve që po presin të hynë në Kosovë

Qindra mërgimtarë janë duke pritur në kolonë për të hyrë në Kosovë, ku po vijnë për të kaluar pushimet dimërore.

Një qytetar ka dërguar një video në KALLXO.com në të cilën shihet një kolonë me dhjetëra vetura që po presin për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdares.

Ditëve të fundit ka pasur një fluks në shumë pika kufitare, pasi që bashkatdhetarë të shumtë kanë ardhur në Kosovë.

Këto janë pamjet e dërguara nga një qytetar nga pjesa në territorin e Serbisë:

.