VIDEO: Këta janë fituesit e çmimeve për storiet më të mira për efiçiencë të energjisë, mjedis dhe ndryshime klimatike

Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për gazetarë për tri storiet më të mira për efiçiencë të energjisë, mjedis dhe ndryshime klimatike.

Çmimin e parë e kanë fituar gazetarët e RTK-së, Valjeta Kosumi dhe Visar Krasniqi, të cilët kanë konkurruar me një cikël prej 5 dokumentarëve të titulluar “Shtëpia jonë”.

Çmimin e dytë e kanë fituar Besnik Boletini dhe Qëndrim Bunjaku nga organizata Çohu me hulumtimin “Ajri – kërcënim për jetën”.

Kurse çmimin e tretë e kanë fituar gazetarja e KOHA-s, Sanije Jusufi, me storjen “Keqpërdorimi me ujë”, i cili është i ndarë në tri pjesë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili ndau çmimet, tha se përmes këtij projekti synohet që të rritet vetëdijësimi për rëndësinë e mjedisit dhe mbrojtjen e tij.

“Projekti synon pjesëmarrjen pro aktive të shoqërisë civile në Kosovë në vendimmarrje dhe në politike bërje në temat lidhur me efiqencë të energjisë, mjedisin, shëndetin publik duke sjellur politika e Kosovës më afër akuisit evropian”, tha Szunyog.

Storia e parë do të shpërblehet me 1,000 euro, storia e dytë me 800 euro dhe storia e tretë me 500 euro.

Çmimi është ndarë në kuadër të projektit “Europeanization of Kosovo’s Environmental Agenda” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Projekti është implemtentuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në partneritet me TV Mreža, ERA Group dhe Bankwatch.