VIDEO: Kaplohet nga zjarri një biznes në Pejë

Një lokal është kapluar nga zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se deri më tani nuk kanë informacione për persona të lënduar.

“Një lokal është djegur në “Çarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Një qytetar ka publikuar një video në të cilët shihet lokali i përfshirë nga zjarri dhe zjarrfikësit duke e fikur atë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.