VIDEO - Kamioni me gomë dukshëm të dëmtuar vozitë me shpejtësi në autostradë

Një kamion, me gomën që i përplasej dhe dukej qartë dëmtimi i rëndë i saj, ka vijuar qarkullimin me shpejtësi të madhe në njërën nga autostradat e vendit. Kamioni është filmuar duke vozitur me shpejtësi në rrugë, pavarësisht gjendjes teknike.

Në një video të dërguar në redaksinë e KALLXO.com, shihet se njëra nga gomat e pasme të kamionit, në anën e djathtë të tij, ishte e dëmtuar.

Me gjendjen e tillë të gomës, automjeti nuk është i sigurt për qarkullim, e si rrjedhojë lehtësisht mund të shkaktoj aksident.

Kjo është video që ka arritur në KALLXO.com