Foto: Ilustrim

(VIDEO) Kamerat e sigurisë kapën aksidentin ku vdiq 7 vjeçarja

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur sot nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Mitrovicë, më saktësisht, në fshatin Ozdrim.

KALLXO.com ka siguruar videon ku shihet momenti kur ndodh aksidenti tragjik.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë kapur përplasjen e rëndë që pësojnë veturat e përfshira në aksident.

Policia gjatë ditës ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Nga ky aksident ka vdekur një vajzë 8 vjeçare ndërsa tre persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Shkaktarët e aksidentit sipas raportit policor dyshohen të jenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe pakujdesia.