VIDEO - KALLXO.com publikon videon e shoferit që përdor telefonin gjatë vozitjes, ai kërcënon gazetaren

Shoferi i një autobusi me udhëtarë i cili shihet duke përdorur telefonin gjatë vozitjes ka kërcënuar gazetaren e KALLXO.com.

Pasi gazetarja Arjana Berisha ka kontaktuar kompaninë “Di Passio Tour”, pak kohë më pas shoferi ka telefonuar gazetaren dhe e ka kërcënuar.

Shoferi ka thënë se në atë momente ka qenë duke komunikuar me bashkëshortin e një prej udhëtarëve.

Personi në fjalë gjatë bisedës përdor të shara për personat në fjalë dhe gazetaren.

“Burri i qasaj më ka shkru në sa ora mbërrin në filan vendin mesazh, e këto montazhet çka i boni ja u q* granimin në p*** unë. Se burri i qasaj k***** (nuk kuptohet)… edhe ka fol me mua…”, ka thënë shoferi.

Pavarësisht kërkesës së gazetares që i njëjti të nalojë sharat, shoferi vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet.

Më poshtë mund të gjeni komunikimin e plotë:

Shoferi: Alo përshëndetje…

Gazetarja: Po, po…

Shoferi: Unë jam vet qaj që i kam shkru mesazh për burrin e qasaj që ta ka çu telefonin që i ka thënë që ta sh******* atë k**** unë. Se burri i asaj ma çoj mesazhin në sa ora arrin ia kom kthy unë…

Gazetarja: Nuk po ju kuptoj…

Shoferi: E po duhet me ju sh****** edhe juve edhe atë k***** që ta ka çu mesazhin…

Gazetarja: Nuk po ju kuptoj zotëri…

Shoferi: Zotëri a e keni çu ju një mesazh, një video. Burri i qasaj më ka shkru në sa ora mbërrin në filan vendin mesazh, e këto montazhet çka i boni ja u q* granimin në p*** unë. Se burri i qasaj k***** (nuk kuptohet)… edhe ka fol me mua…

Gazetarja: Nuk po ju kuptoj zotëri, mos shani…

Shoferi: Edhe unë kam me thirr në telefon se ia q* r**** në p*** asaj se unë e di edhe ku banon, shtëpinë ja di…

Gazetarja: Mos shani zotëri të lutna, nëse mundeni, se nuk po të kuptoj çka je t`u thanë…

Gazetarja: Po zotëri ju e dini që është e ndaluar me bisedu edhe me përdor telefonin gjatë vozitjes…

Shoferi: A është e ndalune, a mund me shku në p*** të s**** edhe qitne ku të doni…

Gazetarja: Ju lutem mos shani zotëri…

Shoferi: A u kry, a u kry?

Gazetarja: Nëse doni me na dhanë një version tuajin ne e fusim brenda tekstit, përndryshe nuk di çka me të ndihmu tjetër. Video është dërgu prej dikujt në adresën tonë…

Shoferi: Qitne videon (nuk kuptohet)…

Gazetarja: Jo nuk po ju kuptoj, urdhëro!

Shoferi: Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…

Gazetarja: Po zotëri nashta keni mujt me e ndal autobusin, apo çka po di me gjet një tjetër zgjidhje…

Shoferi: Ku në autostradë, midis autostradës me u ndal autobusi!

Gazetarja: Po krejt në rregull është, unë e fus arsyetimin tënd. Ti po mendon kështu, ai tjetri e ka dërgu videon edhe na në rregull jemi. Ti po e jep versionin tënd…

Shoferi: A po doni edhe, dëgjo, të mërkurën kam me kanë për një kompani tjetër, kom vozit edhe kam me ja çu edhe foto, edhe unë kam me ta çue t`u vozit, me ta çue unë edhe qite ku të keni qejf. T`u vozit, t`u shkru mesazh unë kam me ta çue foto, kom me thonë që se mua s’ma nin…

Shoferi i kompanisë “Di Passio Tour”, e cila bart udhëtarë në linjën Itali-Shqipëri-Kosovë, gjatë asaj kohe ishte duke vozitur në autostradë.

KALLXO.com ka kontaktuar kompaninë “Di Passio Tour”, të cilët kanë thënë që janë të informuar për rastin.

Sipas tyre, shoferi është pushuar nga puna menjëherë.

“Shoferët tanë muj me thanë që janë serioz. Ai shoferi që është aty ka qenë vetëm një kohë në punë. Na kanë lajmërua, dhe e kena pushu atë prej punës direkt. E kena pas veç punëtor sezonal aty” – janë përgjigjur nga kompania Di Passio Tour për KALLXO.com.