VIDEO: Joe Biden betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përkrah Biden u betua edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila bëri histori si gruaja e parë në këtë pozitë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit në Capitol ishin edhe ish-presidentët George Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Presidenti Trump, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë, fluturoi për në Florida pak orë më parë.

Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij.

Në Capitol kanë qenë të lejuar të futen afër 1,000 persona.