Prishtina Parking

VIDEO: Java e fushatës vetëdijesuese të ‘Prishtina Parking’

Ndërmarrja publike “Prishtina Parking” dy vite pas themelimit është futur në funksion.

Prej sot, për shtatë ditë me radhë do zgjasë fushata vetëdijesuese për pagesat në parkingjet publike.

Kontrollorët e ndërmarrjes po shpërndajnë fletushka me informata në këto parkingje.

Gjatë kësaj jave nuk do ketë gjoba, pasi do shfrytëzohet për vetëdijesim të qytetarëve.

Këto fletushka do shpërndahen në gjithë qytetin. Deri tani janë trajnuar 20 kontrollorë, ky numër pritet të rritet muajt në vijim. Parkingjet publike janë të ndara në tre zona: 1, 2 dhe zona 3

Zona 1, përfshinë qendrën, zona 2, lagjet ‘Ulpiana’, ‘Dardania’, ‘Bregu i Diellit’, kurse në zonën 3 hyn periferia e qytetit.

 

Pagesa për këto parkingje mund të bëhet në 4 mënyra, dy prej tyre përmes telefonit, përmes biletës fizike dhe Parking Metri.

Pagesa bëhet në bazës të kohës që qëndroni të parkuar. Fushata për një javë do bëhet në zonën 1, që përfshin qendrën.

Komuna ka qëllim që me futjen në menaxhim të këtyre parkingjeve publike të zvogëlojë trafikun, sidomos atë në qendër.

“Mendoj që është vendim i duhur dhe pak i vonuar sepse çdo ku në botë parkingu është me pagesë, përpos nëse je rezidentë me një lagje banorët duhet të kenë përparësi. Prishtina nuk është e destinuar për 2 milionë banorë. Ka raste kur vjen dikush prej Prizrenit ose Mitrovicës e parkon dhe ti nuk mund të dalësh prej lagjes tënde për t’i kryer punët e tua të përditshme”, thotë qytetari Dardan Berisha.

Siç dihet, dje kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti prezantoi planin se si do funksionojnë parkigjet me pagesë në kryeqytet.

Çmimet e parkimit në Komunën e Prishtinës