VIDEO: Ish-deputeti serb e theu kutinë e votimit

Ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë nga partia nacionaliste Dveri, Sërxhan Nogo, ka thyer kutinë e votimit sot gjatë ditës.

Në Serbi sot është votuar për referendumin në lidhje me ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Nogo pasi e ka futur fletëvotimin në kutinë e xhamtë, e ka kapur kutinë dhe e ka përplasur në dysheme.

Mediat serbe thonë se Nogo është ndaluar nga autoritetet dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth 60 për qind e atyre që kanë marrë pjesë në referendum kanë votuar pro ndryshimit të Kushtetutës.