VIDEO - Isa Mustafa flet për Lutfi Hazirin, Agim Veliun e Vjosa Osmanin

Gjatë intervistës në emisionin e përjavshëm “Argument Plus”, kreu i LDK-së Isa Mustafa foli më shumë edhe për situatën e brendshme të LDK-së.

Mustafa tha se nuk ka përçarje në LDK, por përkundrazi sipas tij ky subjekt politik është duke u rritur.

“Për LDK-në informacione ka mjaft të sakta e te paskata që qarkullojnë, ka pas edhe fjalë se LDK-ja do te thyhet do të perçahet ndahet. Ne i kemi kapërcy këto në mënyrën më të mirë e kemi vërtetu që as spo thehet LDK-ja as spo ndahet e as spo zvogëlohet. LDK-ja po rritet që ne mund të gjejmë shumë lehtë pajtueshmëri te brendshme, Znj. Osmani është nënkryetare e LDK-së, nënkryetar është edhe Z. Veliu dhe Z. Haziri, sigurisht do të kemi edhe nënkryetar për fusha të ndryshme, më vonë në këshillin e përgjithshëm do t’i zgjedhim edhe disa nënkryetarë që do t’i mbulojnë fushat e ndryshme. Mendoj që roli i tyre është i pavarur krejtësisht edhe se ata kontribuojnë shumë për LDK-në edhe Vjosa edhe Agim Veliu si dhe Lutfi Haziri  nuk kemi asnjë problem të brendshëm. Unë shoh nganjëherë që mundohen të krijohen teori të ndryshme që njëri prej tyre të jetë kundër koalicionit me VV-në është për kolaicion me PDK-në ose tjetri është për koalicion me Aleancën”, tha Mustafa.

Ndër të tjera, Mustafa tregoi se ka pasur një pajtueshmëri në këshillin e përgjithshëm të LDK-së që të mos bëhet koalicion me PDK-në dhe t’i lihet rrugë një koalicioni me VV-në.

”Ne e kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm që nuk bëjmë koalicion me PDK -në, e kemi edhe një vendim te këshillit që na e mundëson të zhvillojmë negociata me VV-në sepse ka pas një disponim të përgjithshëm që ky koalicion të bëhet, nëse arrijmë që të bëjmë marrëveshje dhe kjo marrëveshje të ketë dobi reciproke”, deklaroi Mustafa./21Media