VIDEO - Interesim i madh për blerjen e biletave, dy ditë para finales së madhe

Biletat për ndeshjen finale në basketboll mes Trepçës dhe Pejës kanë dal sot në shitje.

Pa kaluar një orë, prej kur KB Trepça njoftoi për shitjen e biletave, qindra qytetarë janë parë duke pritur në radhë për të siguruar një biletë për finalen e së enjtes mbrëma.

Në fotografitë që ka siguruar KALLXO.com shihen qytetarë të shumtë të cilët kanë dal për blerjen e biletave.

Siç njoftoi kubi mitrovicas, një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.

E pesta lojë, mes Trepçës dhe Pejës pritet ta vendosë kampionin e ri të Kosovës në basketboll.

Në katër ndeshjet e Play Off-it, mitrovicasit dhe pejanët kanë fituar nga dy ndeshje, sa herë që luajtën si vendas.

Të enjten në palestrën “Minatori” luhet ndeshja e fundit finale nga ora 20:00 mes ekipit që fitoi Kupën e Kosovës, Trepçës dhe ekipit që u rëndit në vendin e dytë në tabelën e kampionatit, Pejës.

Përballja e madhe – Trepça apo Peja?