VIDEO: Inspektorët e ATK-së kontrollojnë autoservisin, vëllai pronarit nuk bashkëpunon me ta

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi inspetimet e Administratës Tatimore të Kosovës në binzese të ndryshme të cilat pretendohej se kishte punëtorë të cilët punonin pa kontrata.

Raportime të shumta të drejtuara në KALLXO.com dhe të bartura në Administratën Tatimore të Kosovës kanë vënë në pah që shumë punëtorë në shumë biznese të ndryshme punojnë pa kontrata, pa arkë fiskale e shumë mjete të tjera të cilat janë të nevojshme për punë.

Regjistrimi i punëtorëve me kontrata dhe në listë të punëtorëve ka qenë mjaftë e rëndësishme sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Kjo për shkak se të njëtit punëtorë mund të kenë mundësi të bëhen pjesë e Pakos Emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë javëve të kaluara cak i inspektimeve të ATK-së ishin një autoservis që pretendohej që kanë punonjës pa kontrata.

Biznesi i parë i raportuar është autoservisi dhe informacioni i bartur tek Administrata Tatimore e Kosovës menjëherë i vë në lëvizje inspektorët. Adil Kryeziu inspektor i ATk-së ka treguar me shumë për vizitën në biznesin e parë.

“Sot kemi një vizitë në kuadër të bashkëpunimit ne BIRN-in bazuar ne disa ankesa prej qytetarëve se ne njërën prej bizneseve dyshohet se ka qytetar të pa regjistruar, tash po e kryejmë vizitën për ta konfirmuar informatën se a është e saktë apo jo”, tha Kryeziu.

Gjatë inspektimi inspektorët zbulojnë se biznesi nuk ka arkë fiskale ndërsa njëri nga punonjësit i cili prezantohet si vëllai i pronarit nuk pranon të ofroj letërnjoftimin për të kontrolluar nëse ai është deklarues i tatimit.

Me informacionet e marr inspektorët do vazhdojnë me kompletimin e dosjes dhe krahasimin e tyre më të dhënat në ATK-ë për ti vërtetuar shkeljet e mundshme në këtë biznes.