VIDEO: Infermieri kosovar tregon gjendjen pas punës 12 orëshe në menaxhimin e pandemisë

Infermieri kosovar nga Skenderaj, Senad Syla i cili është angazhuar për menaxhimin e situatës me coronavirusin, ka treguar për vështirësitë me të cilat përballen nga puna shumë orëshe, mungesa e kushteve dhe trajtimi nga ana e menaxhereve.

Syla përmes Facebook-ut ka shpërndarë një video me gjendjen në të cilën ndodhet pas ndërrimit 12 orësh në punë.

“Çdo send tek ne mbetet befasi, fillimisht na kërkohet të shkojmë dy javë në mjekësi sportive duke mos marr parasysh që para një muaji ‘u shërova nga Covid-19’ pastaj na thuhet 21 ditë, tani del njoftim skandaloz qëndroni se kështu themi ne ‘menaxherët’. Tri herë gjatë ndërrimit 12 orësh ne kështu dalim nga dhomat e pacientëve, siç shihen uniformat i siguroj ku të mundemi dhe si të mundemi na ndalohet shkurja për çfarëdo gjërash në drejtori ose te ‘menaxherët’ ngase përbuzemi duke na thanë largohuni se ju mund të na infektoni, edhe ne kemi familje, por këtu mungon dora e ligjit dhe drejtësisë”, ka shkruar ai.

Publiée par Senad Syla sur Mardi 7 juillet 2020