VIDEO – Indi, përdorimi i diellit për të luftuar mbetjet ushqimore

Qindra miliona tonë ushqim shkojnë dëm çdo vit.

Shpesh është për shkak se fermerët nuk mund të shesin prodhime që nuk duken si duhet dhe mbesin pa u konsumuar.

Por në Indi, disa gra kanë gjetur një mënyrë si të kujdesen për pemët dhe perimet e mbetura, raporton BBC.

Ato po përdorin energjinë diellore që të ndalin mbetjet dhe në këtë formë po krijojnë edhe vende të punës duke fuqizuar gratë rurale.

Gratë nga India marrin prodhimet e mbetura dhe i lënë në diell që të thahen.

Ato po përdorin disa tharëse diellore që brenda tyre temperatura shkon deri në 75 gradë Celsius dhe pas tharrjes duhet edhe një ripërpunim.

Këto produkte më pas përfundojnë për përdorim në restorante apo kompani të ndryshme të ushqimit.

.