VIDEO: I martuar 18 herë, 69-vjeçari tregon historinë e tij të pazakontë

Asllan Shuli nga fshati Grabjan i Lushnjës nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18-vjeç, kurse të fundit 44-vjeç.

Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë.

Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

Bashkëshortet e tij kanë qenë nga Vlora deri në Lezhë.

Asllani tregon se në gjendjen civile u martua 12 herë.

Ai nuk ua mban mend emrin të gjitha grave me të cilat ishte martuar.

Thotë se ua mban mend emrin dy të parave dhe gruas që ka në shtëpi, Dashuri.

Dashuria thotë se martesa ka qenë e vështirë për shkak të kushteve ekonomike./Top-Channel

.