VIDEO: Hysni Rexhaj largon gjarpinjtë nga oborret e qytetarëve gjithandej Kosovës

Hysni Rexhaj nga Gjakova po u del në ndihmë shumë qytetarëve të cilët po kanë probleme me gjarpinjtë.

Rexhaj, i cili është pronar edhe i kopshtit zoologjik “Mbreti Gjk Ujku Trump” në Osek Hilë të Gjakovës po largon shumë gjarpinj nga oborret pothuajse gjithandej në Kosovë.

Rexhaj ka krijuar afërsi me shumë lloje të kafshëve dhe largimin e gjarpinjve po e bën pa ndihmën e dikujt tjetër dhe pa masa mbrojtëse.

Sipas disa videove të publikuara në rrjetin social të kopshtit zoologjik, Rexhaj ka ndihmuar familje në Gjakovë, Suharekë, Rahovec e po ashtu edhe qendra tregtare.