VIDEO: Hyn qorrazi në tejkalim

Një shofer ka bërë një tejkalim të rrezikshëm në rrugën Pejë-Mitrovicë afër fshatit Çubrel.

Përveç në vijë të plotë, shoferi ka hyrë në tejkalim pa pasur dukshmëri të mjaftueshme të rrugës, meqë aty ishte një kthesë e madhe dhe përpara kishte dy vetura.

Sipas qytetarit, i cili ka dërguar videon në adresë të KALLXO.com, rasti ka ndodhur dje në rrugën Pejë-Mitrovicë, afër fshatit Çubrel.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: