(VIDEO) Hoti thotë se ai do ta udhëheqë dialogun

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke prezantuar platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, tha se procesi do të vazhdojë vetëm mbi bazën kushtetuese.

Hoti tha se dialogun do ta udhëheqë kryeministri, pra vetë ai.

“Dialogun e udhëheq kryeministri i Kosovës. Ka pasur diskutime nga më të ndryshmet, javët dhe muajt e fundit, unë nuk do të bëj kurrfarë gare me bartësit tjerë institucionalë, pasi që kompetencat e mia kushtetuese janë të qarta, përfshirë edhe kompetencat për dialog”, ka deklaruar Hoti.

Sipas Hotit, projekti i Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë është projekt i përhershëm e jo i përkohshëm.

“Bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë qenë mjafte te qartë rreth dialogut Kosovë-Serbi. Për ne është e qartë rruga që duhet të ndjekim përpara.  Gjatë këtyre ditëve që prej kur e kam marr detyrën unë kam punuar shume dhe kam pas kontakte me partnerët strategjik ku u kam rikonfirmuar qasjen tonë si koalicion. Unë po iu informoj me liderët e partive politike u kam dërguar ftesa edhe partive opozitare”, tha ai.

Foto: KALLXO.com

Kryeministri prezanton platformën për dialogun në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kryeministri prezanton platformën për dialogun në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 10 juin 2020