VIDEO - Hoti: Shkarkimet e diplomatëve ishin hakmarrje e pastër politike

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti tha se Kosova nuk ka politikë të jashtme efektive, ndërsa shkarkimin e ambasadorëve e ka quajtur hakmarrje të pastër politike.

“Vendin e diplomatëve e kanë zënë praktikantë që tash janë duke i mësuar termet, pa përmendur gabimet e ministres së jashtme e të zëvendëskryeministrit”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së theksoi se “shkarkimet e diplomatëve ishin hakmarrje e pastër politike”.

Ndërsa për marrëdhëniet me SHBA-të, ai tha se raportet janë lënduar.

“Marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar, ose po e zbus pak, nuk janë në nivelin që kanë qenë”, tha ndër tjerash Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se gjatë këtij viti ka parë më shumë vizita në lindje, se në perëndim.

“Gjatë këtij viti kemi parë shumë vizita të krerëve të shtetit në Lindje. Shumë më tepër vizita në Lindje sesa në Perëndim. Shumë vizita dhe seminare ideologjike politike në Ballkan sesa në vendet perëndimore. Dhe kjo mua më duket se është krejt e rastësishme, por besoni që kjo tregon për fokusin e politikës së jashtme të Kosovës”, tha Hoti.