(VIDEO) Helikopteri i KFOR-it patrullon në Jarinjë

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak nga Serbia në afërsi të pikës kufitare me Kosovën në Jarinjë, ka reaguar edhe KFOR.

Një helikpoter i forcave paqëruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR, për pak minuta ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinjë.

Ekipi i KALLXO.com që është duke qëndruar në afërsi të kësaj pike, ka siguruar pamje të helikopterit të KFOR-it.

Pak minuta më parë KALLXO.com raportoi se dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë flutuar në afërsi të kufirit me Kosovën.

(VIDEO) Dy aeroplanë ushtarak të Serbisë fluturojnë afër Jarinjës