VIDEO - Hasin në mjet të pashpërthyer teksa po punonin tokën

Derisa ishte duke punuar tokën, një qytetar ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Mollopolc në Shtime rreth orës 15:20.

Në raportin policor thuhet se njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë demolimin – shpërthimin e ati mjeti.

Në redaksinë e KALLXO.com ka arritur një video dhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.