Lokalet shqiptare në veri Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
VIDEO - Hapja e bizneseve shqiptare në Mitrovicë të Veriut, biznesmenët tregojnë se pse kanë vendosur të operojnë në këtë anë
Përgjatë sheshit “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut dëgjohen zhurmat e pajisjeve të punëtorëve të cilët kanë filluar punimet për renovimin e lokaleve të cilat pritet të funksionalizohen në këtë pjesë të qytetit.
Lokale këto të udhëhequra nga pronarë shqiptarë duke filluar nga barnatore, supermarkete e deri në kafiteri.
Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se tani këto objekte janë nën kontrollin e saj dhe janë shpallur tenderë përmes të cilëve këto objekte janë marrë me qira apo janë blerë.
Në afërsi të Urës së Ibrit dhe në fillim të sheshit “Car Lazar” është hapur kafitereja “Cest La Vie” e cila për vite të tëra kishte qenë në pronësinë e një serbi dhe mbante emrin “Dolce Vita”.
Menaxheri i lokalit, Nexhat Haliti tha se nga “Jeta e ëmbël”, kjo kafiteri tani ka marrë emrin “Kjo është jeta”.
“Para 12 viteve lokali është ble edhe nuk kemi pasë mundësi deri tash për me bo hapjen e lokalit për shkaqe sigurie e për disa gjëra të tjera. Tash ka ardhë momenti, kemi fillu me punu, kemi bo hapjen e lokalit, mirë po punojna, mirë po shkon”- ka thënë Haliti për KALLXO.com.
Derisa KALLXO.com ishte në terren dhe kërkonte bizneset që operojnë e pritet të operojnë në këtë pjesë, vërejti se në këtë kafiteri kishte një klientelë multietike.
Këtë e thotë edhe pronari i lokalit.
“Për momentin janë nga komuniteti shqiptar, por është i hapur ky lokal edhe për komunitete të tjera, edhe për serbët edhe për çdo komunitet, mundet me ardhë me konkurrua për punë. Unë kam mysafirë edhe prej serbëve, ndoshta ata pak munden tash, sa është e vërteta unë nuk e di ama unë kom mysafirë këtu edhe prej serbëve edhe prej pakicave të tjera” – përfundoi Haliti.
Pronari i një lokali tjetër po flisten për kohën që kishte kaluar kur ka qenë fëmijë së bashku me vëllain e tij, teksa kishin kaluar përgjatë këtij sheshi. E këtë kujtim ai po e largon nga sirtati dhe po e kurorëzon me hapjen e një lokali ku do të ëmbëlsohen klientët e të gjitha komuniteteve në këtë pjesë.
“Duke marrë parasysh që “Missini Sëeets” ka lind në Mitrovicë edhe ne si familje, unë bashkë me vëllain tim kemi shëtitur këtu si të vegjël, këtu jemi rritur. Është një entuziazëm edhe për neve me hap biznesin këtu, në këtë pjesë të qytetit” – tha Astrit Misini, pronar i “Missini Sëeets”.
Në mesin e pesëmbëdhjetë punëtorëve të cilët priten të punësohet në këtë pastiçeri, pronari tha është i hapur për punëtorë edhe nga komunitetet tjera, teksa sa i përket klientëve nuk dyshon se do të ketë një laramani.
“Deri më tani kemi intervistu tre katër persona, ka edhe nga ana e komunitetit boshnjak, kryesisht ka boshnjakë edhe serbë. Edhe serbë, edhe boshnjakë edhe shqiptarë, të gjitha”, – thotë Misini.
Alberti pret që lokal të hapet në mes të muajit shtator.
“Missini Sweets” në veri – Foto: Florinda Kelmendi/ KALLXO.com
KALLXO.com ka raportuar se më 21.08.2024 në disa grupe në gjuhë serbe në rrjetin social “Telegram” janë duke qarkulluar disa video që bëjnë thirrje për t’i bojkotuar bizneset me pronarë shqiptarë që janë hapur gjatë muajve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.“Bojkot Missini, C’est la vie, Meridian Market, Apoteka, Hebs, Ex Fix” – është thirrja që po shpërndahet.
Një thirrje e tillë iu është drejtuar qytetarëve serbë, teksa në video-mesazh pati edhe pretendime të tjera.
Sipas këtij video-mesazhin pas “arrestimit, vrasjes dhe përzënjes” së qytetarëve, tash është koha e pasurisë serbe.
E në lidhje me këto thirrje pronarët e intervistuar nga KALLXO.com nuk ishin fare në dijeni megjithëse asnjëri nga ta nuk beson në realizimin e këtij bojkoti.
bo në këtë fushatë por ne jemi ta hapur, dyer hapur jemi për të gjitha komunitetet kështu që do e provojmë edhe me i prit këtë pjesë të veriut”- tha tutje pronari i “Missini Sweets”, Astrit Misini.