Foto: Kallxo.com

VIDEO – Hapen dyert e zyrës me votat e dyshimta nga Serbia

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur sot për herë të parë pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë ë vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia.

Kjo sallë ka qenë e mbyllur që nga 13 tetori, dita kur 12 zyrtarë të verifikimit të fletëvotimeve u dërguan për trajtim mjekësor pas shqetësimeve për një alergji të ngritura pas hapjes së kutive të cilat gjendeshin këto zarfe të ardhura nga votuesit serbë të Kosovës që jetojnë të shpërngulur në Serbi.

Qendra për verifikimin e votave për zgjedhjet e 6 tetorit u përfshi në një incident të dielën e 13 tetorit, sapo nisi hapja e zarfeve të cilat janë dërguar nga Serbia në Kosovë.

Hapja e pakove u shkaktoi alergji, temperaturë, si dhe duke ua vështirësuar edhe frymëmarrjen mbi 20 zyrtarëve të KQZ-së.

Foto: Kallxo.com

12 nga të hospitalizuarit për këtë rast janë liruar nga spitali në Prishtinë para tri ditëve.

Prokuroria e Kosovës ka bërë të ditur, se mostrat e zarfeve me votat nga Serbia janë dërguar për ekzaminim në një laborator të një shteti evropian, por që nuk kanë treguar se në cilin vend janë dërguar ato.

Kurse, KQZ-ja kishte deklaruar se për votat e ardhura nga Serbia, do të merret vendim sapo të përfundohet ekspertiza nga ana e institucioneve relevante.

Foto: Kallxo.com