Foto: REL

VIDEO - Gruaja nga Kosova që synon të bëhet pilote në Kanada

Naime Avdyli Feta, një grua me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kanada, ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote.

Në një intervistë për REL, ajo ka treguar se ëndrra e saj ka qenë gjithmonë që të bëhem pilote.

“E kam pasur gjithmonë pasion është në prej gjërave që e kam ëndërruar ta bëj qysh si fëmijë edhe pse kam menduar q nuk është një gjë e cila mund të realizohet, shkaku i nacionalitetit normal, sepse ne si shqiptar keni disa mentalitete që ende nuk kemi mundur ti thyejmë, edhe tjetra normal që jam femër është edhe ajo një ndalesë, por gjithmonë ka qenë në ëndrrën time që të paktën një herë të shijoj një fluturim”, ka thënë Avdyli.

Dëshira e Naimes është që të bëhet pilote e aeroplanëve për pasagjerë.

Tutje ajo ka treguar se ndjehet me fat që jeton në Kanada dhe se ëndrrat e saj nuk ndalohen për shkak të mbulesës që ajo mban.

“Jam shumë me fat që jetoj në një vend që nuk më ndalon ëndrrat shkaku i mbulesës sime ose zgjedhjes sime për fe, edhe pse e dua shumë Kosovën edhe shumë kisha pas dëshirë njëherë me u kthy edhe me jetu në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.

Naime Avdyli Feta, nënat e tre fëmijëve migroj në Kanada kur ishte 11 vjeçare./REL