VIDEO- Gjuriq merr pjesë në festimet në Veri

Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë sot Mitrovicën Veriore.

KALLXO.com merr vesh se vizita po realizohet për festën e “Shën Mitrit”, që e shënon nisjen e dimrit.

Ai është parë në festimet tradicionale në Mitrovicë.

Sipas policisë, Gjuriq ka marrë leje për këtë vizitë, ndërsa nuk dihet saktë sa do të qëndrojë në Kosovë.

 

Gjuriq mbajti fjalim ku kërkoi unitet të popullit serb.

” Në festen e sotme dua t’ju përçoj mesazhin e dashurisë, solidaritetit të popullit serb, përkrahjen vëllazërore dhe të ngrohtë të të gjithë serbëve kudo që jetojnë, të cilët e dinë se Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon, jo vetëm populli serb në Kosovë por mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton “, tha Gjuriq.

Ai po ashtu theksoi simbolikën e qytetit të Mitrovicës për serbët e Kosovës.

“Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë  më të lirshme…Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb qytet i fitores, rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin dhe besimin e serbëve ashtu siç ka qenë dekada e fundit “, theksoi Gjuriq.