Video: Gjilanasi pas mosmarrëveshjes me sigurimin tenton të hyjë me veturë në lokal

Një person ka tentuar mbrëmë të hyjnë brenda një lokali në Gjilan me veturën e tij.

Policia ka bërë të ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur kur i dyshuari i cili është arrestuar, në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me personelin e sigurimit të kafiterisë ka tentuar të hyjë me veturë në lokal.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është përplasur në dollapët e kafiterisë në Gjilan.

Në lidhje me këtë rast, përveç dëmeve material nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura me të cilën i dyshuari ka vozitur në drejtim të lokalit derisa është përplasur.