VIDEO – Gjenerali Wesley Clark uron Kosovën për 23 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Ish-komandanti i NATO-s, Gjeneral Wesley Clark përmes një video-mesazhi ka uruar 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve.

Kuvendi i Kosovës ka publikuar video mesazhin e Gjenerali Clark. Ai ka thënë se në këtë datë, në vitin 1999 kur misionet e para ajrore të NATO-s kanë hyrë në Kosovës ka ndryshuar historia e Kosovës dhe historia e Evropës.

Clark shtoi se ishte nderi i jetës që ishte komandant i NATO-s dhe që kishte mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik.

“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë. Dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-së”, thotë mes tjerash ai.

Clark, tha se e kanë bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, për NATO-n dhe gjithë botën.

“Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja ish-Sekretarja jonë e Shtetit Madeline Albrigjht ka ndërruar jetë sot. Unë takova Presidentin Clinton dhe para tre-katër ditëve isha bashkë me Tony Blair. Ne të gjithë ishim bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit se 23 vite më parë NATO ka bërë gjënë e duhur. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, bëmë gjënë e duhur për NATO-n, bëmë gjënë e duhur për botën”, tha ai.

Clark, theksoi se sot e gjithë vëmendja është fokusuar drejt Ukrainës, por unë ka bërë të ditur se ai është duke punuar shumë për tu siguruar që ta mbajnë fokusin tonë në Kosovë.

“Ju ende keni nevojë për ndihmën tonë”, shtoi ai.