FOTO: Dumnice e Poshtme, Vushtrri 30.01.2021

VIDEO - Gjendja pas reshjeve të shiut në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë

Reshjet e mbrëmshme të shiut të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit po u sjellin telashe qytetarëve.

Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme e Vushtrrisë kanë dërguar disa fotografi dhe video në adresë të KALLXO.com të cilat tregojnë gjendjen pas reshjeve.

Siç shihet në fotografi, shiu ka nxjerrë në sipërfaqe mbeturinat e përroit i cili kalon nëpër fshat.

Këto mbeturina sipas banorëve u kanë hyrë edhe në oborret e tyre.

FOTO: Dumnice e Poshtme, Vushtrri 30.01.2021