VIDEO: Gjendet trevjeçari i humbur në shkretëtirën australiane

Tre ditë pasi u raportua i zhdukur është gjetur trevjeçari australian.

Sipas CNN, vogëlushi është gjetur në shkurret e një shkretëtire në Australi.

Për gjetjen e trevjeçarit ishte organizuar një operacion i gjerë kërkimi nga autoritetet lokale dhe qindra vullnetarë.

Babai i trevjeçarit tha se është një mrekulli që ai është gjetur i gjallë.

“Është një mrekulli, ai është gjallë”, tha babai i fëmijës, Anthony Elfalak.

Vogëlushi është gjetur pranë një rrjedhe uji.

Kjo, sipas një zyrtareje të Policisë, i ndihmoi fëmijës të mbijetojë, raporton CNN.