Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, Foto: Këshilli i Sigurimit i OKB/LIVE

VIDEO – Gërvalla s’e heq flamurin e Kosovës, vazhdon seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

E nisur para disa orësh është duke vazhduar seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Fillimisht kjo seancë ishte ndërprerë pasi përfaqësuesi i Rusisë në këtë takim ka kërkuar që Kosova të heqë flamurin në këtë paraqitje.

Megjithëkëtë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla nuk e ka larguar flamurin e Kosovës nga prapavija e saj në paraqitjen virtuale.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit është duke vazhduar ndonëse përveç Rusisë edhe Serbia ka kundërshtuar paraqitjen e simboleve të Kosovës.

Transmetimin e drejtpërdrejtë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund ta ndiqni në këtë LINK.