VIDEO - Gazetarët bojkotojnë konferencën e Muratit e Nagavcit, shkak vonesa e tyre

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci u vonuan 40 minuta në konferencën e paralajmëruar, prandaj gazetarët vendosën që ta bojkotojnë këtë konferencë.

Kjo konferencë u paralajmërua që të mbahet menjëherë pas mbledhjes së 121-të të Qeverisë së Kosovës, por nw fakt nuk nisi as pas 40 minutave.

Pas ardhjes së tyre, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu insistoi te gazetarët që të mbahet konferenca për të cilën tha se është me rëndësi.

“Vazhdojmë kësaj radhe, nuk ndodh në të ardhmen. A munden me ua kërku si favor kësaj radhe, herëve të tjera mos me pas situata të tilla” – thotë Kryeziu.

Megjithatë gazetarët nuk u bindën dhe nuk hoqën dorë nga vendimi i tyre.

“Me gjithë respektin, por e kemi vendos” – dëgjohet të thotë njëra nga gazetaret.

Më poshtë mund të shihni reagimet e ministrave dhe zëdhënësit të qeverisë.

Vonesa të kabinetit qeveritar në konferenca apo mbledhje të qeverisë ka pasur edhe më parë.