VIDEO: ‘Garë’ e rrezikshme mes dy kamionetave në rrugën Prishtinë- Pejë

Një ‘garë’ mes dy kamionetave është zhvilluar sonte në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në pamjet që i ka dërguar në adresë të KALLXO.com një qytetar, shihet se si në orët e vona dy kamioneta shtyhen gjatë rrugës.

Njëra kamionetë nuk e lë tjetrën të tejkalojë, duke ia zënë rrugën, e tjetra tenton që tejkalimin ta bëjë edhe duke shkelur rregullat e trafikut – duke tentuar që të tejkalojë nga ana e djathtë e rrugës.

Ngjarja sipas qytetarit ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në një moment, sipas pamjeve, kamioneta prapa tenton të bëjë tejkalim teksa përballë po vinin automjete të tjera.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari:

KALLXO.com raportoi sot edhe për një vozitje të rrezikshme në një autostradë të Kosovës.

Në këto pamje shihet një person duke vozitur edhe mbi 200 km/h.

VIDEO: Vozitje e çmendur në Kosovë

www.kallxo.com