VIDEO - FSK parakalon në Gjilan për Ditën e Çlirimit të Qytetit

 

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka parakaluar sot në qytetin e Gjilanit, për të shënuar ditën e çlirimit të qytetit.

Ky parakalim u bë në kuadër të shënimit 23-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

Komuna e Gjilanit, ka njoftuar se me rastin e manifestimit të Ditës së Çlirimit të qytetit të Gjilanit do të bllokohen disa rrugë.

“Me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për sigurimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, ku do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore sot më 15 qershor, nga ora 10:00 deri në ora 11:00 do të jenë të bllokuara për qarkullim të automjeteve rrugët ”Ibrahim Rugova’’ nga rrethi para teatrit, rruga “Idriz Seferi’’ prej rrethit tek fillimi i parkut dhe rruga që shpije tek Varrezave të Dëshmorëve”, thuhet në njoftim.