VIDEO: Fshati i Kosovës me vetëm tri familje

Në fshatin Pustnik të Hanit të Elezit jetojnë vetëm tri familje.

Ata u kthyen për t’u marrë me bujqësi e njëri edhe për shkaqe shëndetësore.

Ky fshat ka kushte për zhvillimin e turizmit dhe gjendet buzë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Dy familje merren me blegtori e turizëm, njëra familje e ka lëshuar Hanin e Elezit për shkak të shkaqeve shëndetësore për pamje me kullosa e peizazh turistik.

Ky fshat gjendet 5 km nga Maqedonia e Veriut.

“Banorë nuk ka aq shumë, jemi tri shtëpi me banim, unë merrem me blegtori , me lopë e qeshtu, unë i kam 30 krerë lopë, edhe një kushëri i ka nja 20 e diçka. Vetëm qumështin që e kam janë 120 litra në ditë. Unë e shfrytëzoj të gjithin për restaurantin që e kam, djathin, qumështin e tëlyenin. Ia vlen me nejt ktu”, thotë një banor.

E Isat Daci ka filluar të jetojë në këtë fshat për shkaqe shëndetësore.

Në këtë fshat dikur kishin jetuar mbi 300 familje./RTV21