VIDEO: Fjalimi i Rexhep Selimit në Kuvend kundër themelimit të Gjykatës Speciale

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, kishte mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Në këtë fjalim, i mbajtur më 23 prill 2014, Rexhep Selimi pyeste kolegët deputetë, sidomos ata nga partia kryesore – PDK, të cilët insistonin për miratimin e Gjykatës Speciale, se kush prej tyre e dinte se çfarë po votonte atë ditë.

“Ne sot po votojmë diçka që nuk e dimë çka po votojmë”, kishte thënë Rexhep Selimi.

“Ne nuk mundemi as nuk do të duhej që me votën tonë ta rreshtonim Kosovën dhe kombin shqiptar në një rresht shumë të rëndë tjetër, të gjykatave të ngjashme të pasluftës së Dytë Botërore. Prandaj, në një situatë kur themelimi i kësaj gjykate nuk ka bazë juridike, nuk ka bazë politike, e as morale, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk mund të dalim kundër këtyre tri parimeve të rëndësishme”, kishte thënë Rexhep Selimi.

Ky është fjalimi i tij në Kuvendin e Kosovës:

Rexhep Selimi ka njoftuar sot se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

www.kallxo.com