VIDEO – Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin Evropës, kërkon tërheqjen e raportit të Dick Martyt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ka kërkuar nga ky institucion që ta largojnë raportin e Dick Martyt mbi pretendimet për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Sipas tij, për shkak të këtij raporti të sponsorizuar nga Rusia, sot ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke u gjykuar në Hagë.

Rama ka ngritur paralele duke u shprehur se kjo i duket sikur 10 vite më vonë të gjykohet edhe presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky.

“Akuza krejtësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzorë, u ngritën atëherë si pikënisje e një fushatë kriminale njollosje të Shqipërisë dhe Kosovës. Kur dëgjova propagandën Kremlinit të flasë për trafikim të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas, m’u duk sikur pash presidentin Zelensky 10 vjet më vonë, duke u gjykuar nga një gjykatë e veçantë për akuza absurde” – ka thënë ndër të tjera kryeministri shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar ka folur për gjykimin mbi ish-presidentin Thaçi për të cilin thotë se është i padrejtë e i pabazë.

“Presidenti i Kosovës, ose si dikush i quajtur Joe Biden, iu referua Geroge Washington i Kosovës, gjykohet tani nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Evropës, që në një mënyrë djallëzore u sponzorizua nga përfaqësuesit e partisë të Vladimir Putinit në Asamblenë e Këshillit të Evropës” – është shprehur në mes tjerash kryeminsitri Rama.

Një kërkesë të tillë për rrëzimin e raportit të Dick Marty, Rama e ka bërë edhe në tetor të vitit të kaluar Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti u publikua pasi një ekip hetuesish, i kryesuar nga vetë Marty, kishte përfunduar një hetim dyvjeçar nga 2008-2010 në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku Marty shërbente si senator nga Zvicra.

Hetimi kishte në shënjestër pretendimet e mëparshme të bëra nga Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, të cilat ajo i botoi në kujtimet e saj, “Madame Prosecutor”, në 2008.

Pretendimet e Del Pontes për krime të tmerrshme të kryera nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë trafikim të organeve njerëzore, tronditën mbarë botën, megjithëse akuzat u mohuan me forcë në Kosovë.

Raporti i Dick Marty vërtetoi shumë nga pretendimet e Del Pontes, dhe në mënyrë specifike akuzoi disa anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me emër, për kryerjen e krimeve të tmerrshme si vrasje, rrëmbime, tortura, zhdukje me forcë, përfshirje në krim të organizuar dhe, po, trafikim organesh – edhe pse në një shkallë shumë më të vogël se sa pretendohej nga Del Ponte – gjatë dhe menjëherë pas luftës me forcat serbe që u zhvillua në 1998-1999.

Të akuzuarit përfshinin disa luftëtarë të njohur dhe të shquar politikisht të UÇK-së, të gjithë anëtarë të kohës së luftës të grupit famëkeq të Drenicës, duke përfshirë Hashim Thaçin, kreun e dyshuar të grupit dhe kryeministër në atë kohë (dhe më vonë president), dhe Kadri Veselin, ish-kreu i shërbimeve të inteligjencës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, i cili më vonë u bë kryetar i Kuvendit.

Viktimat e supozuara përfshinin serbë, anëtarë të grupeve të pakicave etnike dhe armiq politikë të këtyre anëtarëve të UÇK-së.

 

Fjalimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Kërkoj ndjesë paraprakisht edhe pse më duhet të bëjë një rrëfim jo fort të këndshëm. Si shqiptar është  pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve midis Ukrainës dhe presidentit Zelensky, e Kosovës e presidentit Thaçi.

Sot në këtë samit të Këshillit të Evropës, nuk rrijë dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi, nisi pikërisht në Këshillin e Evropës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të asaj kohë të këtij këshilli, federatës ruse. Presidenti i Kosovës, ose si dikush i quajtur Joe Biden, iu referua Geroge Washington i Kosovës, gjykohet tani nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të vitit 2011 të Këshillit të Evropës, që në një mënyrë djallëzore u sponzorizua nga përfaqësuesit e partisë të Vladimir Putinit në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Akuza krejtësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzorë, u ngritën atëherë si pikënisje e një fushatë kriminale njollosje të Shqipërisë dhe Kosovës. Kur dëgjova propagandën Kremlinit të falsë për trafikim të organeve njerëzore nga neonazistët në Donbas, mu duk sikur pash presidentin Zelensky 10 vjet më vonë, duke u gjykuar nga një gjykatë e veçantë për akuza absurde.

Ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvenciale sikur duket thyen në copa atë piano ku në mënyrë të mrekullishme u luajt kënga “Ave Maria” nga mikpritësit tanë.

Por është tejet shkuarjuese të dish që situata shqetësuese ku përfshihet presidenti i Kosovës dhe Ushtria e Çlirimtar e Kosovës e pati zanafilin brenda Këshilli të Evropës. Do të isha fajtor po të mbetesha i heshtur e të mos flisja sot këtu e të thoja si vijon se:

Asambleja e Këshillit të Evropës ka detyrimin moral të korrigjoj çdo gabim dhe në këtë rast duhet t’i hap rrugën tërheqjes mbrapsht të raprotit që në mënyrë të rreme etiketoj Shqipërinë si bazë për trafikimin  dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK.

Të refuzon të përballesh me të vërtetën, do të ishte me keq se sa të bëhej ky gabim i rëndë 12 vjet më parë, ku shumë votuan me sy të mbyllura atë raport të turpshëm në mirëbesim.

Sigurisht sot situata ka ndryshuar, Rusia nuk është më anëtare e këtij këshilli edhe pse numri i rusëve që vazhdojnë të punojë për këshillin e Evropës është mbresëlënës dhe fal Zotit uniteti i Bashkësisë Demokratike të Këshillit në mbështetjen e luftës çlirimtare të Ukrainës dhe presidentit Zelensky është i jashtëzakonshëm. Shqipëria kurrë nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me Moskën ka qenë jo ekzistuese që prej vdekjes së Stalinitit. Mos më kërkoni që të ju shpjegoj se si e sepse se do të më duhet kohë se sa që u desh udhëtimit tonë për në Islandë.

Që prej fillimit të luftës, popullariteti i Putini në Shqipëri është luhatur nga 0.7 në 1.2%. Shqipëria është mjafë e vogël për të ndikuar në fatin e një luftë kaq vendimtare për të ardhmen e Evropës dhe Botës. Por cdo gjë që kemi bërë për Urkainën, e kemi bërë me mirënjohjen më të thellë për qëndresën e Ukrainës. Kjo është arsyeja pse gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit kaq i mirë i organizuar nga mikpritësit tanë isalndez. Faleminderit Katrinë, faleminderit Islandë. Faleminderit për atë çfarë bërë në mënyrë kaq të vendosur, duke shkundur status-quo, e duke përfshirë Kosvoën së fundi në këtë komunitet të madh. Është bindja e të gjithëve këtyre, e shprehur në mënyrë kaq elekuente nga disa kolegë.

Nuk është presidenti Zelensky që duhet të na falënderoj, por ne që duhet ta falënderojmë Ukrainën për atë që po bënë për të gjithë ne e për Evropën tonë të dashur.

Iu falënderoj të gjithëve dhe do të nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin  dëme.

Zoti e bekoftë Evropën dhe Zoti e shpëtoftë Ukrainën.