VIDEO - Fjalët e para të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre

Vjosa Osmani, kandidate zyrtare për kryeministre të Kosovës nga LDK, ka folur para mediave pak kohë pasi ka marrë besimin e kryesisë së partisë.

“Jo rastësisht, në këto 30 vitet e fundit, historia e LDK-së, por edhe e Kosovës, është përcaktuar pikërisht në vendin ku partia më e madhe në Kosovë i ndërtuar politikat në këtë vend”, tha Osmani.

“Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët, në radhë të parë kryetarin (Isa Mustafa), për mbështetjen për të gjithë ne që si shumë të rinj e kemi filluar rrugëtimin tonë në politikë, për këto më shumë se 15 vite, por edhe secilin koleg tjetër që sot ma dhanë mbështetjen e pakontestueshme dhe unanime që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë, që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim këtë vend nga humnera në të cilën e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, njerëz të korruptuar, të cilët asnjëherë interesin e qytetarit nuk e kanë pasur prioritet”, shtoi ajo.

Ajo tha se i garanton qytetarët e Kosovës, në veçanti gratë, vajzat e nënat, që asnjëherë më, nga sot e tutje, nuk do të ndihen që nuk kanë zë.

“Vetëm si ekip, vetëm duke i qëndruar krah njëri-tjetrit, mund të arrijmë sukses për Kosovën tonë, vetëm si ekip, bashkë me Lutfi Hazirin, bashkë me kolegët tjerë, do të jemi të ndërgjegjshëm mjaftueshëm, që Kosovës t’ia klthejmë dinjitetin dhe qytetarët tanë të ndihen krenarë e jo të turpëruar me liderët e tyre”, tha Vjosa Osmani.