VIDEO: Fillon "prova për protestë" e Vetëvendosjes

Ka filluar ‘prova’ për protestë, siç e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje, në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Në këtë grumbullim janë paralajmëruar të marrin pjesë rreth 5 mijë persona.

Sipas Vetëvendosjes, prova po bëhet për të dëshmuar se mund të mbahet një protestë edhe në kohë pandemie dhe duke respektuar distancën sociale në mes të protestuesve.

Ndërsa, në rrugët e qytetit shihet numër i shtuar i policëve duke patrulluar.

Në anën tjetër, sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur dhe shumë shpejt pritet të merret aktvendimi, në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit për kryesministër të Kosovës nga presidenti Thaçi.