VIDEO - Fillon largimi i barrikadave në Rudar të Leposaviqit

Në fshatin Rudar të Komunës së Leposaviqit janë duke u larguar barrikadat e vendosruar të cilat kishin bllokuar rrugën.

Gazetarja Adelina Ahmeti është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve të KALLXO.com, automjetet e rënda janë vendosur në rrugë nga persona të maskuar.

Po ashtu, largimi i tyre është duke u bërë nga persona që gjithashtu janë të maskuar dhe vështirë të identifikueshëm.

Policia e Kosovës kishte njoftuar në mëngjesin e 1 gushtit, pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe të organizuara kriminale.

Gjatë ditës së djeshme, një ditë para se të hynte në fuqi vendimi për për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve serb për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugën në pjesën veriore të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak.

Kryeministri Albin Kurti përmes një deklarate mbrëmë, tha se përgjegjësit kryesorë për tensionet në veri janë Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkovic.

Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.