Foto: KALLXO.com

Pamje nga Droni, falja e namazit në sheshin e Prishtinës

Dhjetëra besimtarë myslimanë kanë falur sot namazin e ikindisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Falja në shesh ishte paralajmëruar sot në rrjetin social Facebook, si shenjë pakënaqësie për moshapjen e xhamive në Kosovë, në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së COVID-19.

“Në shenjë pakënaqësie për moshapjen e dyerve të xhamive edhe pas fillimit të fazës së dytë të masave lehtësuese nga qeveria, një grup qytetarësh i jemi drejtuar me një kërkesë organeve gjegjëse për hapjen e xhamive dhe kryerjen e namazit me disa kushtëzime konform situatës epidemiologjike”, thuhej në njoftimin e grupit ‘Falu n’shesh’.

Më poshtë i gjeni pamjet e faljes së besimtarëve në kryeqytet:

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

 

Foto: KALLXO.com