VIDEO - Erden Atiq arrin në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i sapo zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pak minuta më parë ka hyrë në objektin e komunës aty ku pritet të betohet se kryetar i ri.

Seanca solemne është paralajmëruar për në ora 11:00.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.

Para fillimit të mbledhjes solemne ka folur edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin.

“Sot do të vjen edhe te fuqizimi i Komunës sepse që gjashtë muaj kemi kaluar një shumë të vështirë si Kuvend sepse nuk ka qenë komuna në funksion. Me ditën e sotme do të vjen sidomos bashkëpunimi i Kuvendit dhe kryetarit dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve”- ka thënë Uglanin.

Pa fillimit të seancës, në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut ka arritur edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në një seancë solemne, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet që të jap betimin sot.

Shefi i Operatives Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë së Veriut, majori Shkelzen Xhafa, ka thënë se Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në aspektin e sigurisë.

Xhafa ka thënë se nuk ka shtim të zyrtarëve policorë në terren.

Ai ka shtuar se Policia po kryen detyra si në çdo vend tjetër në territorin e Kosovës.

Atiq në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, si kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar 553 vota.